Ferhat Kaja i lokaleve Stockholm dhunoi brutalisht biznesmenin Laert Kasajn për një shkrim te JOQ. Grupi kriminal lidhje me Eldi Dizdarin? Policia dhe SPAK nuk veprojnë

ferhat-kalaja

Pronari i rrjetit të lokaleve ‘Stockholm’, Ferhat Kaja, i lakuar për pastrim parash, akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurrent Laert Kasaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës (22 Korrik) tek Kompleksi “Delijorgji”

(Ferhat Kaja)

Biznesmeni Laert Kasaj, njëherësh pronari i restorantit “Tokyo” është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Shkak i sulmit ndaj biznesmenit Kasaj është bërë një shkrim denoncues tek JOQ, ku denoncohen disa lokale në Deliorgj, që kishin zënë hapësirat publike. Mes lokaleve të denoncuara ishin edhe ‘Tokio’ e Laert Kasajt, por edhe ‘Stockholm’ e Ferhat Kajës. Megjithatë, agresorët kanë pretenduar se Kasaj i ka raportuar tek JOQ dhe Edi Rama, kur në artikullin e JOQ ishte edhe lokali i vetë Kasajt. Sipas kësaj logjike, Kasaj ka raportuar veten e tij.

Ferhat Kaja dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në fushën e grabitjes së pronave me dokumente false në bashkëpunim me Elvis Roshin, pastrimit të parave, kanosjes, mashtrimit me taksa etj. Pa punuar asnjë ditë dhe sapo kaloi adoleshencën, emri i Ferhat Kajës figuron në transaksione të dyshimta dhe investim të parave të pista në biznese në Tiranë. Vetëm përballë Parkut Olimpik, një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, Ferhat Kaja është pronar në letra i pasurive me vlerë qindra mijëra euro, me burime të errët. 

Kur ishte vetëm 22 vjeç, Ferhat Kaja rezulton pronari i një lokali pranë Kompleksit Dinamo, një investim qindra mijëra euro. Gjithnjë pa burime të ligjshme të ardhurash, Kaja ka ngritur një rrjet lokalesh Stockholm në Tiranë, duke zaptuar edhe hapësirat publike, korruptuar policinë dhe IKMT.

Një raport sekret vëzhgimi e ka skeduar Kajën si një nga fijet e pastrimit të parave të Eldi Dizdarit, shqiptari i parë që ngriti kartelin e kokainës. Por, vetëm SPAK mund të japë një përgjigje të saktë se lekët e kujt pastron Ferhat Kaja.

Reagimi i gazetarit Bledi Mane

KRIMI MAKABËR NË MES TË TIRANËS/ Laert Kasaj është një djalë përmetar që ka filluar të merret me biznes qysh kur ishte student. Një sipërmarrës i ri me vizion e me kulturë që kurrë nuk e tha një fjalë të keqe dhe gjithmonë ka hapur dyert për të punësuar plot vajza, djem e familjarë. Restoranti i tij “Tokyo” te kompleksi “Delijorgji” ishte biznesi i parë ku shkoi Policia Bashkiake me shkresën në dorë e i dha urdhër të heqë shtesën e të lironte hapësirën dhe pa venë në mëdyshje urdhrin ishte i pari që e hoqi. Pas tij filluan me rradhë bizneset e tjera dhe këtu lindi konflikti. Pse Laert Kasaj respektoi ligji ndaj tij u lëshuan të fortët e një kafeneje përballë dhe e masakruan. E akuzuan si “spiun” të Edi Ramës ndërkohë Laert Kasaj as në televizor nuk ka parë Edi Ramën se merret gjithë ditën me punë. Laert Kasaj nuk ka roje, nuk ka eskortë, ecën më këmbë, nuk ia ka frikën askujt përveç ligjit e teksa respektoi ligjin e dhunuan për vdekje…
Mbrëmë Laert Kasaj shkoi në shtëpi i maskaruar e i mbuluar me gjak. Derën si zakonisht ia hapën dy vajzat e tij të vogla të cilat teksa e përqafonin dhe qanin u skuqën edhe ato nga gjaku i pafajshëm i babait. U skuqën nga njollat e gjakut që do u mbeten përjetësisht në mendje si simbol i kafshërisë që po na gjakos të sotmen dhe të nesërmen!

Reagimi i faqes Lolita

Lidhur me ngjarjen në Delijorgj, të postuar nga JOQ

Laert Kasaj e kam shumë mik. E kam njohur në një periudhë të vështirë të jetës sime dhe nuk mund të bëj indiferenten në këtë situatë që po kalon. Sherri i pretenduar nga JOQ, sikur ka nisur për shkak se Laerti ka denoncuar tek kryeministri për prishjen e tendave të “Bar Stockholm” është i pavërtetë. Laerti nuk ka asnjë kontakt me kryeministrin, se po të kishte, si biznesmen do kishte shpëtuar lokalet e veta, të cilëve po iu hiqen tendat gjithashtu. Konflikti ka nisur pikërisht prej postimit tek JOQ. Dhunuesi Ferhat Kaja, pronari i Stockholm (me të cilin do merremi më vonë), pretendon që e ka nxjerrë Laert Kasaj tek JOQ, ndërkohë që tek i njëjti postim është edhe “Tokyo”, biznesi i Laert Kasaj. A ka sens që të denoncojë dikush tjetrin dhe tek i njëjti postim të nxjerrë dhe lokalin e vet?
Sikur të mos mjaftonte gjithë dhuna shtazarake ndaj tij, duhet të dalë në të njëjtën media me emër mbiemër si “spiun”. Ndërkohë që është në spital dhe çështjen po e ndjek ligjërisht, duhet të durojë edhe linçimin nga komentuesit që nuk ia kanë haberin fare për ça komentojnë.
Laerti është babai i dy fëmijëve të mitur, ka prindër të moshuar, partnerë biznesi të cilët nuk duhet ta shohin në këtë gjendje, që nuk do donte askush të ishte. Nuk i ka asnjë borxh JOQ për gjithë këtë situatë, përkundrazi ata i janë dy here në borxh.

Ndjej keqardhje jo vetëm se e kam mik Laertin, por edhe për faktin se ku është katandisur media, duke i hedhur benzinë zjarrit dhe duke i nxitur njerëzit të vriten me njëri tjetrin.

Reagimi i policisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Oltian Kaja, 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.