Aksidenti tragjik në Dimal, çfarë mbeti në vendngjarje pas përplasjes që la të pajetë 57-vjeçaren

Pamje të reja nga vendngjarja e aksidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme në Dimal tregojnë skenën e rëndë ku humbi jetën 57-vjeçarja Thëllëza Caushi. Në video shfaqet trupi i pajetë i gruas, i shtrirë në rrugë, si dhe disa mbetje nga përplasja e automjetit që dyshohet se e goditi.

Ngjarja ndodhi pranë urës së re mbi lum, ku viktima po kalonte rrugën bashkë me delet e saj, kur u godit nga një automjet që më pas u largua me shpejtësi, duke e lënë të vdekur në vend.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar automjetin dhe shoferin që shkaktoi aksidentin.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.