Skandal në radhët e Policisë: Ardian Isufi përfundon në spital pas përplasjes me pronarin e një hoteli – Kryeministri Rama urdhëron shkarkimin
27 Korrik 2025 – Një incident i pazakontë është regjistruar sot në ambientet e një hoteli në Vlor3, ku efektivi i policisë Ardian Isufi është përfshirë në një përplasje fizike me pronarin e lokalit, duke përfunduar në spital me plagë të konsiderueshme.
Sipas dëshmitarëve okularë, Ardian Isufi, i njohur për qëndrime arrogante dhe sjellje abuzive ndaj qytetarëve, ka tentuar të ushtrojë presion dhe ndikim mbi Kamarierin 18 vjecar , por këtë herë ka hasur në rezistencë të fortë. Ngjarja degjeneroi në konflikt fizik, ku efektivi ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Ngjarja ka bërë bujë të madhe në opinionin publik, ndërsa burime të sigurta konfirmojnë se Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë personalisht, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të Isufit nga radhët e policisë. “Nuk ka vend për abuzues dhe shkelës të dinjitetit të qytetarëve në shërbimin publik,” thuhet në reagimin e shkurtër të Kryeministrisë.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka nisur një hetim të brendshëm për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të marrë masa shtesë ndaj çdo zyrtari që ka lejuar abuzime të tilla të përsëritura.
