Vrasja e Renis Dobrës në Ulëz, dalin sot para gjykatës së Dibrës, autorët e dyshuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

0
renis dobra

renis dobra

Dalin sot para gjykatës, dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka.

Seanca gjyqësore është planifkuar të zhvillohet në orën 09:00.

Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur  në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *